Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët
BKT
Kosovë

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Shqipe Gashi|RTK

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pritur në takim komandatin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Temë kryesore e diskutimit ishte gjendja e përgjithshme e sigurisë dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti.

"Kryetari Faton Peci falënderoi KFOR-in për kontributin e çmuar në lirinë e Kosovës, si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon", njofton Komuna e Mitrovicës.


MË SHUME NGA Kosovë