OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje
BKT
Kosovë

OVL UÇK priti komandanten e veteranëve amerikanë, Gucati i ndan mirënjohje

Emine Hoti/RTKlive

OVL UÇK priti sot Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga  Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së organizatës në Uashington.

Siç bëjnë të ditur nga OVL UÇK , gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i dorëzoi Whitmore një mirënjohje si shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Takimi u zhvillua në frymë respekti dhe miqësie, duke riafirmuar lidhjet e forta ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe atyre amerikanë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë