13:07 / 26.01.2026
Rrahen dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve
Medina Pasoma / RTKlive
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve janë rrahur mes veti.
Lajmin për RTKlive e kanë konfirmuar nga QKUK.
“Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka ndodhur një incident mes dy punonjësve shëndetësorë. Sipas informatave fillestare, për rastin janë njoftuar organet e rendit, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk kemi detaje shtesë lidhur me shkaqet”, kanë njoftuar.























