22:44 / 28.01.2026
Aksident në Prishtinë, një person pëson lëndime
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.
Ai njoftoi se me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit.























