Gjenden mbetje eshtrash në Skenderaj
BKT
Kronika

Gjenden mbetje eshtrash në Skenderaj

Sh.Çoçaj|RTKlive

Mbetje eshtrash, që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës, janë zbuluar në fshatin Marinë, në komunën e Skenderajt.

Pas gjetjes, ato janë marrë nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do t’i nënshtrojë ekzaminimeve përkatëse.

“Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.


MË SHUME NGA Kronika