Pesë të dyshuar për vjedhje identifikohen në Suharekë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Pesë të dyshuar për vjedhje identifikohen në Suharekë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste vjedhjeje në Suharekë, si rezultat i hetimeve të zhvilluara gjatë kësaj jave nga Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë, në bashkëpunim me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka identifikuar gjatë kësaj jave pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste vjedhjeje, si rezultat i hetimeve dhe bashkëpunimit me stacionet policore të Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.

Në lidhje me një rast vjedhjeje, është intervistuar i dyshuari E.B. nga Fushë-Kosova, i cili në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar rastin. Po ashtu, në një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar dhe intervistuar dy të dyshuarit O.S. dhe A.D., të cilët kanë pranuar kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë si të dyshuar.

"Policia e Kosovës mbetet e vendosur: krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë", theksohet mes tjerash në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika