Aksident në Prishtinë, zyrtari policor lëndohet nga motoçiklisti
BKT
Kronika

Aksident në Prishtinë, zyrtari policor lëndohet nga motoçiklisti

Blerim Halimi | RTKlive

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ka ndodhur një incident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka deklaruar Pllana.


MË SHUME NGA Kronika