Tentoi të grabiste Postën dhe më pas një dyqan, policia ndjek hajnin
BKT
Kronika

Tentoi të grabiste Postën dhe më pas një dyqan, policia ndjek hajnin

rtsh

Sonte rreth orës 19:00, në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e filialit të Postës Shqiptare dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Autori nuk ka mundur të realizojë grabitjen dhe gjatë largimit ka thyer xhamin e sportelit.

Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 19:15, në sheshin “Prek Cali”, dyshohet se i njëjti person është futur në një market dhe ka tentuar të marrë me forcë një shumë parash. Gjatë ngjarjes ai është konfliktuar me punonjësin e marketit dhe është larguar pa arritur të marrë paratë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në terren për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprime për identifikimin e tij dhe dokumentimin ligjor të të dyja rasteve.


MË SHUME NGA Kronika