Konfiskohen armë dhe municion në Leposaviq dhe Zveçan
BKT
Kronika

Konfiskohen armë dhe municion në Leposaviq dhe Zveçan

Emine Hoti/RTKlive

Gjatë kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në Leposaviq dhe Zveçan janë gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Policia ka njoftuar se më datë 09.02.2026, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komuna e Leposaviqit, mund të ketë mjete ilegale.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacion, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestrua 60 fishekë të kalibrit të panjohur, tre karikatorë të armës AK-47, një karikator tjetër me një fishek, si dhe pajisje të tjera ushtarake.

Për këtë rast, prokurori kompetent ka urdhëruar inicimin e procedurës penale.

"Te gjitha veprimet e ndërmarruara janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në lidhje me këtë rast është identifikuar një person si i dyshuari dhe i cili është në interes të policisë që i njëjti të intervistohet", thuhet në njoftime Poilicise së Kosovës në Facebook.

Policia në ka njoftuar  në raportin e saj ditor se edhe në Zveçan, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuarit, është konfiskuar një pushkë gjuetie pa municion, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje valide, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika