Iu gjetën para të falsifikuara, kërkohet paraburgim për dy palestinezë
BKT
Kronika

Iu gjetën para të falsifikuara, kërkohet paraburgim për dy palestinezë

Valmira Saraçi|RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: M.O, dhe Z.N., të dy shtetas palestinez, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i parasë”.

Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar se më 6 shkurt  rreth orës 19:30, në  një pikë derivatesh në magjistralen Ferizaj – Prishtinë i pandehuri  M.O., me dashje duke e ditur se është e falsifikuar ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit M.O., dhe Z.N., ekziston dyshimi i bazuar se një ditë më vonë, më 7 shkurt në Kaçanik, të njëjtit në bashkëkryerje kanë poseduar paratë e falsifikuara me qëllim që të njëjtat ti vënë në qarkullim si të vërteta.  

“Pas kontrollit të banesës nga ana e policisë janë gjetur tridhjetë e nëntë (39) bankënota nga 50$, në total 19.500 dollarë amerikan, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, me ç’ rast edhe janë sekuestruar nga policia, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bëhet e ditur se dy të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh.


MË SHUME NGA Kronika