Komuna e Mitrovicës inicon procedurë për trajtimin e qenve agresivë
BKT
Kosovë

Komuna e Mitrovicës inicon procedurë për trajtimin e qenve agresivë

Emine Hoti/RTKlive

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se ka iniciuar procedurën për trajtimin e qenve agresivë në kët qytet.

Në një postim në Facebook, kryetari Peci ka theksuar se angazhimi i komunës është maksimal për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të kahmotshëm.

Ai bëri të ditur se kjo procedurë është iniciuar me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve.

 “Sot, u bë inicimi i procedurës për trajtimin e qenve agresivë.Siguria e qytetarëve në radhë të pare”, ka shkruar Peci  në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë