17:52 / 13.02.2026
Treni godet automjetin në Prishtinë, një person i lënduar
Valjeta Shala/RTK
Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00, ku një automjet është goditur nga treni. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
Lajmin për RTK-në e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
`"Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës 'Adem Jashari' në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal", thuhet në njoftim.























