Pesë vende evropiane: Navalny vdiq nga helmimi me epibatidine
BKT
Kronika

Pesë vende evropiane: Navalny vdiq nga helmimi me epibatidine

Bardhyl Bajrami/RTK

Hetimet ndërkombëtare dyvjeçare kanë zbuluar se opozitari rus, Alexei Navalny, vdiq nga helmimi me një toksinë shumë të rrallë, duke rritur presionin ndaj Moskës dhe duke forcuar akuzat se ai u eliminua politikisht.

Aleatët evropianë dhe Britania kanë deklaruar se lideri opozitar rus Alexei Navalny u vra me një helm të rrallë “epibatidinë” substancë që rrjedh nga toksina e bretkosave helmuese të Amerikës së Jugut.

Analizat e mostrave biologjike të gjetura në trupin e tij, të kryera gjatë dy viteve pas vdekjes, sipas autoriteteve britanike nuk lënë “asnjë shpjegim të pafajshëm” për praninë e këtij helmi.

Sekretarja e Jashtme britanike Yvette Cooper deklaroi se vetëm shteti rus kishte mjetet, motivin dhe mundësinë për ta përdorur këtë toksinë kundër Navalnyt gjatë burgimit të tij në Siberi.

Një deklaratë e përbashkët u publikua nga Britania, Franca, Germana, Suedia dheHolanda, të cilat e mbajnë Rusinë përgjegjëse për vdekjen.

Londra njoftoi gjithashtu Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për shkelje të mundshme të konventës ndërkombëtare nga Moska.

Bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya, tha se gjithmonë ka besuar se ai ishte helmuar dhe se tani ka prova. Kremlini nuk ka komentuar akuzat. Presidenti rus Vladimir Putin pati reaguar vetëm shkurt pas vdekjes, duke e quajtur atë një ngjarje të trishtueshme”.

Navalny vdiq më 16 shkurt 2024 në një koloni penale në Arktik, ku po vuante dënimin. Autoritetet ruse kishin thënë se ai u ndje keq gjatë një shëtitjeje dhe u rrëzua, por hetimet e reja ndërkombëtare e kundërshtojnë këtë version.


MË SHUME NGA Kronika