Ndalohet një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi
BKT
Kronika

Ndalohet një person për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar në Prishtinë, nën dyshimin për “Dhënie të ryshfetit” dhe “Ushtrim të ndikimit”.

Sipas njoftimit, V.N. është ndaluar me urdhër të prokurorit special për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policia e Kosovës.

Institucionet kanë bërë të ditur se mbesin të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.


MË SHUME NGA Kronika