11:52 / 20.02.2026
5 milionë euro për zgjerimin e shërbimeve financiare në Kosovë
K. Kasumi / RTKlive
Ambasada e Francës në Kosovë njofton për nënshkrimin e një marrëveshjeje financimi prej 5 milionë eurosh midis Proparco, filialit të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), dhe Agjencionit për Financim në Kosovë (AFK).
Ky financim do të lehtësojë aksesin në shërbime financiare për gratë ndërmarrëse dhe komunitetet rurale, duke kontribuar në uljen e pabarazive socio-ekonomike, territoriale dhe gjinore në Kosovë. Projektet financohen me 3 milionë euro për gratë dhe 2 milionë euro për komunitetet rurale.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet më 24 shkurt, në Ambasadën e Francës në Prishtinë.
Ky bashkëpunim synon të fuqizojë sektorin privat dhe të rrisë investimet në ekonomi, duke ndihmuar në zvogëlimin e varësisë nga importet.























