08:31 / 24.02.2026
E mitura raporton ish-të dashurin, rasti trajtohet si dhunim
Emine Hoti/RTKlive
Një e mitur ka raportuar në polici se gjatë vitit të kaluar kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie.
Rastin e raportuar nga e mitura në Ferizaj, Policia e ka cilësuar si “dhunim”.
“Ferizaj 07.09.2025-14:30. Me 23.02.2026 viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se vitin e kaluar ka pas marrëdhënie seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje dashurie”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës .
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe po zhvillohen hetimet e mëtejme.























