09:02 / 24.02.2026
Zveçan, letër kërcënuese në gjuhen serbe në një garazh, nisin hetimet
Emine Hoti/RTKlive
Një burrë ka raportuar në polici se gjatë natës, persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe në garazhin e tij, në rrugën “Nemanjina”.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Zveçan dhe u iniciua si “Kanosje”.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa ngjarja po hetohet si “Kanosje”.























