Në kërkim nga Austria për drogë, kapet në Morinë 31-vjeçari turk
Emine Hoti/RTKlive
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë në Kukës, kanë arrestuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë një shtetas turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 31-vjeçarin me inicialet V. B., banues në Stamboll, i cili u kap si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e personave në kërkim.
Sipas informacionit të shkëmbyer me Interpol Tirana, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake, pasi Gjykata e Vjenës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Interpol Tirana, thotë se në bashkëpunim me homologët në Austri, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.























