Policia konfiskon briskë dhe boksa të hekurit në Pejë
BKT
Kronika

Policia konfiskon briskë dhe boksa të hekurit në Pejë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Dy persona janë hasur duke tregtuar sende në mënyrë ilegale në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, ku Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët përkatës, ka konfiskuar 31 briskë dhe 9 boksa të hekurit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27.02.2026, rreth orës 10:00, në rrugën “Qarshi e Gjatë” në Pejë, Stacioni Policor Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në dy lokacione të ndryshme, ka hasur dy shitës ambulantë duke tregtuar sende në mënyrë ilegale.

Sipas njoftimit, janë konfiskuar tridhjetë e një (31) briskë dhe nëntë (9) boksa të hekurit.

Sendet janë konfiskuar nga inspektorët kompetentë, të cilët do të vazhdojnë me procedurat ligjore ndaj kryerësve.


MË SHUME NGA Kronika