Aksident mes dy veturave në Ranillug, pesë të lënduar
BKT
Kronika

Aksident mes dy veturave në Ranillug, pesë të lënduar

M.Pasoma / RTKlive

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sot në rrugën magjistrale Gjilan-Kamenicë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se aksidenti më saktësisht ndodhi afër fshatit Ranillug.

“Sipas hetimeve të para, pesë persona janë lënduar lehtë, si pasojë e aksidentit. Njësitet e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës kanë dalë në vend ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e aksidentit”, tha ai.


MË SHUME NGA Kronika