Aksident trafiku në Komoran, lëndohet një person
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Komoran, lëndohet një person

Afet Bela/RTKLive

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në të cilin janë përfshirë dy automjete në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive, Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Krasniqit, rasti ka ndodhur rreth orës 20:10 dhe Njësia e trafikut ka dalë në vendngjarje në fshatin Komoran.

"Në ora 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut ka dalë në vendngjarje në fshatin Komoran, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, ku dy automjete janë përfshirë në aksident, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime", tha ai.


MË SHUME NGA Kronika