Lëndim i rëndë trupor në Kaçanik, një 21-vjeçar theret me thikë
BKT
Kronika

Lëndim i rëndë trupor në Kaçanik, një 21-vjeçar theret me thikë

Emine Hoti/RTKlive

Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një therjeje me thikë që ka ndodhur të dielën mbrëma në Kaçanik.

Sipas policisë, më 9 mars 2026 rreth orës 20:50, Policia e Kosovës në Kaçanik është njoftuar nga Qendra Emergjente se një person i lënduar me mjet të mprehtë ishte dërguar nga një qytetar për trajtim mjekësor.

Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat fillestare është konstatuar se viktimë e rastit është SH.K., rreth 21 vjeç.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit në Kaçanik, ku viktima dyshohet se është sulmuar dhe therur me thikë nga një person i dyshuar, identiteti i të cilit fillimisht nuk dihej.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim në Emergjencën e Kaçanikut, më pas është transferuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për trajtim të mëtejshëm është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa hetuesit kanë ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i hetimeve, është identifikuar i dyshuari J.SH., 17 vjeç, i cili rreth orës 23:50 është arrestuar nga policia. Ai është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë edhe për persona të tjerë të mundshëm të implikuar.


MË SHUME NGA Kronika