Vrasje në tentativë në Skenderaj, i dyshuari në arrati
BKT
Kronika

Vrasje në tentativë në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Emine Hoti/RTKlive

Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një tjetri pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur më 9 mars 2026 rreth orës 21:03. Dyshohet se një një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, njësitet policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Kronika