Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në Prizren
BKT
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar për vrasje në Prizren

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit policor, më 9 mars 2026 rreth orës 22:30, patrulla e Stacionit Policor në Prizren, pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin A.P., 37 vjeçar nga fshati Velezhë e Prizrenit.

I dyshuari kërkohej me urdhërarrest të gjykatës për disa vepra penale, përfshirë vrasje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës.

Pas arrestimit, më 10 mars 2026 ai është dërguar në Prokurorinë Speciale për procedura të mëtejshme ligjore.

“Vepra penale ka ndodhur në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor i rastit të vrasjes është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata, por A. P. kishte qenë gjithashtu njëri nga të dyshuarit dhe ka qenë në arrati për disa vjet”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, veçanërisht atyre të dyshuar për vepra të rënda penale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.


MË SHUME NGA Kronika