Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues, dyshohet se plagosi një person
BKT
Kronika

Suspendohet zyrtari i Shërbimit Korrektues, dyshohet se plagosi një person

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës është suspenduar nga ky institucion, pasi dyshohet se ka plagosur një person.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se zyrtari korrektues me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse.

 Ai dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person. Institucioni thekson se ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. 

"Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit", thuhet në njoftim. 

 

 

 

 


MË SHUME NGA Kronika