Dy grabitje në Pustenik të Hanit të Elezit, vjedhet ari, para e pushkë
BKT
Kronika

Dy grabitje në Pustenik të Hanit të Elezit, vjedhet ari, para e pushkë

Medina Pasoma / RTKlive

Dy raste të grabitjes kanë ndodhur dje në dy shtëpi në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në njërën shtëpi, pronar i së cilës është viktima mashkull, grabitësit kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

“Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari”, thuhet në raport për rastin e dytë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rastet.


MË SHUME NGA Kronika