13:23 / 11.03.2026
Rama dhe Guerot nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtje të grave
Kimete Kasumi/ RTKlive
Prej sot dhuna ndaj grave mund të raportohet edhe përmes aplikacionit “The Sorority”.
E kjo është bërë falë marrëveshjes së bashkëpunimit që është nënshkruar në Institutin Francez të Kosovës me "The Sorority Foundation", në mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe ambasadorit të Francës në Kosovë, Oliver Guerot.
Rama ka thënë se Prishtina i bashkohet një rrjeti ndërkombëtar solidariteti që u mundëson grave të kërkojnë ndihmë, të njoftojnë komunitetin dhe të lidhen më shpejt me mbështetjen e nevojshme.
“Ne jemi këtu që secili qytetar të ndihet i sigurt”, ka shkruar ai në Facebook.























