08:59 / 12.03.2026
Raportohet një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati
Emine Hoti/RTKlive
Një rast dhunimi është raportuar në Rahovec, ku sipas informacioneve fillestare një grua dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 14:00, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në arrati.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe mbetet në procedurë hetimore.























