Sulm ndaj policisë në Podujevë, arrestohen tre persona
BKT
Kronika

Sulm ndaj policisë në Podujevë, arrestohen tre persona

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Tre persona janë arrestuar në Pollatë të Podujevës, pasi dyshohet se me traktor të ngarkuar me dru ilegale dhe me automjet kanë goditur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, me ç’rast katër zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 mars 2026, rreth orës 16:30 dhe se arrestimi është kryer nën dyshimin për “vrasje në tentativë” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në njoftim, pasi sipas policisë, njëri prej tyre kishte qenë me traktor të ngarkuar me dru ilegale, ndërsa tjetri me automjet, me të cilat kishin goditur veturën zyrtare të policisë.

Si pasojë e rastit, katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

 


MË SHUME NGA Kronika