08:45 / 15.03.2026
Një vajzë e mitur zhduket në Prishtinë, babai njofton policinë
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Prishtinë. Rasti është njoftuar në polici nga babai i saj.
Ai ka thënë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.
"Prishtinë / 14.03.2026 – 04:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Policia janë duke hetuar rastin", thuhet në në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























