Tentuan të vjedhin naftë në Prishtinë, arrestohen dy persona
BKT
Kronika

Tentuan të vjedhin naftë në Prishtinë, arrestohen dy persona

Emine Hoti/RTKlive

Dy persona të dyshuar janë arrestuar mbrëmjen e 26 marsit 2026 rreth orës 22:30 në rrugën “Mehmet Xhevori”, nën dyshimin për vjedhje të rëndë në tentativë.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se të dyshuarit, janë kapur në flagrancë duke vjedhur naftë.

Në vendin e ngjarjes, si prova materiale, janë sekuestruar një akumulator dhe një pajser, ndërsa nafta e vjedhur i është kthyer pronarit.

Pas intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.


MË SHUME NGA Kronika