Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU `Prishtina` njofton rikthimin e ujit
BKT
Kosovë

Shembja e rrugës në Prishtinë, KRU `Prishtina` njofton rikthimin e ujit

Sh.Çoçaj/RTKlive

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet u shemb, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për banorët e zonës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bëri të ditur se defekti në rrjet u riparua nga ekipet e mirëmbajtjes, dhe furnizimi me ujë është rikthyer.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë dje u ndërpre në rrugët: Mehmet Shpendi, Bislim Islami, Don Shtjefën Kurti, Kiri, Agim Prodani, Ymer Bytyqi dhe Visar Thaçi. Tani uji ka rikthyer normalitetin”, njoftoi KRU 'Prishtina'.


MË SHUME NGA Kosovë