‘Zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta’,punëtori për komunitetet
BKT
Kosovë

‘Zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta’,punëtori për komunitetet

Valmira Saraçi|RTKlive

Fillimi i kësaj jave ka shënuar edhe fillimin e punëtorisë me komunitetin ashkali nën moton “Zgjidhje të përbashkëta për sfida të përbashkëta”, nën udhëheqjen e zyrës së zëvendëskryeministrit të tretë për Çështje te Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka.

Punëtoria thuhet se synon të krijojë një platformë të drejtpërdrejtë diskutimi për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Punëtoria, e cila do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, është konceptuar si një dialog i strukturuar ku çdo ditë do t’i kushtohet tematikisht një komuniteti të caktuar. Ky proces përfshin përfaqësues nga komuniteti turk, serb, ashkali, rom, egjiptian, boshnjak dhe goran”, thotë njoftimi qeveritar.

Objektivat kryesore të këtyre takimeve, thuhet të jenë identifikimi i sfidave, dokumentimi i pengesave sistematike në fusha jetike si arsimi, punësimi, shëndetësia dhe qeverisja.

“Po ashtu, hartimi i politikave publike të bazuara në evidencë dhe në përvojat e drejtpërdrejta të komuniteteve. Fuqizimi i dialogut: Nxitja e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim rreth kësaj punëtorie.

Pjesëmarrës në këto sesione pritet të jetë edhe numri dy i qeverisë për Çështje të Pakicave, Damka, aty ku thuhet se do të analizohet gjendja e secilit komunitet dhe propozohen zgjidhje konkrete për politikbërësit.

Në përfundim të këtij procesi, pritet të hartohet një raport analitik gjithëpërfshirës. “Ky raport do të shërbejë si bazë për iniciativa të ardhshme institucionale dhe zhvillimore, duke siguruar që zëri i çdo komuniteti të dëgjohet në nivelet më të larta të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 


MË SHUME NGA Kosovë