Pas kundërvajtjeve të përsëritura i anulohet patentë shoferi
M.Shefkiu/RTKLive
Policia në Malishevë ka anuluar patentën e një shoferi 25-vjeçar, H.B., pas grumbullimit të 18 pikëve negative brenda dy viteve për kundërvajtje të përsëritura në trafikun rrugor.
“Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të zbatimit të ligjit dhe masave për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ka bërë anulimin e patentë shoferit ndaj një shoferi me inicialet H.B., 25 vjeç. Shoferi në fjalë, si pasojë e kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun rrugor, ka arritur numrin prej 18 pikëve negative brenda periudhës dyvjeçare”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se në përputhje me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, konkretisht nenin 245, paragrafi 7, ndaj tij është shqiptuar masa e anulimit të patentë shoferit për drejtimin e mjeteve motorike për të gjitha kategoritë.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit që të respektojnë rregullat e trafikut, për të garantuar sigurinë në komunikacion.























