Rama: Fëmijët janë drita e qytetit, Prishtina angazhohet për përfshirje
BKT
Kosovë

Rama: Fëmijët janë drita e qytetit, Prishtina angazhohet për përfshirje

Kimete Kasumi/ RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes për fëmijët me autizëm, me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin.

Ai bëri të me dije se gjatë kësaj dite ka mbështetur një sërë aktivitetesh që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse. Nga marshi ndërgjegjësues deri te ekspozita e organizuar në objektin e komunës, aktivitetet sollën më pranë qytetarëve botën e fëmijëve me autizëm përmes artit dhe shprehjes kreative.

Rama theksoi se këto iniciativa janë një kujtesë e fortë për nevojën e mirëkuptimit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë.

“Fëmijët janë drita e këtij qyteti dhe përgjegjësia jonë më e madhe. Kryeqyteti do të jetë gjithmonë pranë tyre, jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete, me hapësira më të hapura dhe me mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkrua ai në Facebook.

Ai shtoi se institucionet e kryeqytetit do të vazhdojnë të punojnë për krijimin e kushteve më të mira dhe përfshirjen e plotë të fëmijëve me autizëm në jetën shoqërore.

 


MË SHUME NGA Kosovë