Kalim i paautorizuar i kufirit në Zubin Potok, një i shoqëruar në polici
BKT
Kronika

Kalim i paautorizuar i kufirit në Zubin Potok, një i shoqëruar në polici

Emine Hoti/RTKlive

Një rast i kalimit të paautorizuar të kufirit është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Bube të Zubin Potokut, rreth orës 20:45.

Sipas raportit policor, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se me veturë kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit,  janë gjetur mallra të ndryshme të cilat nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, vetura së bashku me mallrat është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

 


MË SHUME NGA Kronika