Arrestohet një person në Kaçanik për kanosje ndaj zyrtarëve policorë
BKT
Kronika

Arrestohet një person në Kaçanik për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Emine Hoti/RTKlive

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 2 prill 2026, rreth orës 16:30, në rrugën “Ismail Raka”, ku i dyshuari nuk ka respektuar urdhrat e policisë gjatë kontrollit.

Sipas raportit policor, derisa zyrtarët policorë i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit, ai i ka kanosur verbalisht.

I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika