Lëndohet një i mitur në Skenderaj pas shpërthimit të dy bombolave të gazit
BKT
Foto arkiv| RTKlive
Kronika

Lëndohet një i mitur në Skenderaj pas shpërthimit të dy bombolave të gazit

Valbona Thaçi / RTKLive

Një i mitur ka mbetur i lënduar në Skenderaj pas shpërthimit të dy bombolave të gazit. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi.

Si pasoj e shpërthimit një i mitur ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt hetimore.


MË SHUME NGA Kronika