Vdes një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet nga zjarri
BKT
Kronika

Vdes një person në Llaushë të Skenderajt, dyshohet nga zjarri

Valbona Thaçi / RTKLive

Një person ka humbur jetën në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se pasojë ishte një zjarr që ka ndodhur në atë zonë.

Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili bëri të ditur se prokurorja e rastit ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurores, është dërguar për obduksion në IML.

Ai ka bërë të ditur se shkaku i zjarrit do të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve, ndërsa deri më tani mbetet e paqartë se ku saktësisht ka shpërthyer zjarri.


MË SHUME NGA Kronika