12:17 / 12.04.2026
Gjendet 48-vjeçari pa shenja jete në rrugë të Mitrovicës
Medina Pasoma / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit nga PK-ja, trupi u gjet rreth orës 05:30, teksa viktima ishte 48 vjeç.
“Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, vazhdon njoftimi.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet për këtë rast po vazhdojnë.























