Termokos mbyll sezonin ngrohës 2025/2026
BKT
Kosovë

Termokos mbyll sezonin ngrohës 2025/2026

Emine Hoti/RTKlive

Ndërmarrja publike Termokos ka  bërë të ditur se  ka përmbyllur zyrtarisht sezonin ngrohës 2025/2026, pas 191 ditësh furnizimi të pandërprerë me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë në kryeqytet.

Në një njoftim në Facebook thuhet se vendimi për përfundimin e sezonit është marrë në përputhje me rregulloret e ZRRE dhe duke u bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

Sipas ndërmarrjes, ky sezon konsiderohet ndër më të gjatët dhe më të suksesshmit në historinë e saj. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje nisi tetë ditë para afatit të zakonshëm

“Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 338.902 MWh energji termike, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për konsumatorët. Falë përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe aplikimit të metodës së faturimit sipas konsumit, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta. Si rezultat i kësaj performance dhe cilësisë së ngrohjes është shënuar edhe një rënie e dukshme e numrit të ankesave, me 70 për qind më pak krahasuar me sezonin e kaluar ”, thuhet në njoftim.

Këto rezultate, sipas Termokos, janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të stafit, ndërsa ndërmarrja ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve për zgjerimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve.


MË SHUME NGA Kosovë