Parandalohet kontrabandimi i shpezëve pa dokumente nga Serbia
BKT
Kronika

Parandalohet kontrabandimi i shpezëve pa dokumente nga Serbia

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e shpezëve pa dokumente përkatëse. Rasti ka ndodhur më konkretisht në magjistralen Preshevë- Gjilan teksa zyrtarët kanë ndaluar furgonin e dyshuar i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës. 

 


MË SHUME NGA Kronika