Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës
BKT
Foto arkiv
Kronika

Zbulohet laborator i madh droge në një fshat të Pejës

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar një aksion të gjerë kundër narkotikëve në një fshat të komunës së Pejës, ku është zbuluar një laborator i madh për prodhimin e drogës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, tha për RTKlive se 

gjatë këtij operacioni është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, si dhe pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme njësitë antidrogë të Policisë së Pejës, së bashku me njësitet tjera relevante dhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

"Në këtë rast priten edhe arrestime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet relevante të Policisë së Kosovës së bashku me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore e Pejës", deklaroi Nikçi.

Nikçi bëri të ditur se edhe ekipi i KEDS-it, ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik. 


MË SHUME NGA Kronika