Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të naftës
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të naftës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Policia në Prishtinë gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre të dyshuar për vjedhje.

Sipas njoftimit të policisë, falë punës hetimore dhe operacionale të zyrtarëve nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është arritur identifikimi dhe arrestimi i tre personave nën dyshimin për vjedhjen e një sasie të naftës.

Personat e dyshuar janë: V.I, 36 vjeç, D.K, 21 vjeç dhe R.K, 23 vjeç.

Të dyshuarit janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika