19:06 / 24.04.2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar për dhunim në Ferizaj
Medina Pasoma /RTKlive
Është arrestuar një person i dënuar për veprën penale “Dhunim”, në Ferizaj.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është 24-vjeçar, ndërkaq ai u arrestua në rrugën “Astrit Bytyqi”.
“Personi ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale "Dhunim". Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej dy vite e gjashtë muajsh”, njofton PK.























