10:34 / 30.04.2026
Dy shtetas të Pakistanit ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Gjilan
Emine Hoti/RTKlive
Dy persona, shtetas të Pakistanit, janë ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në fshatin Staçiq.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar, dhe rasti vazhdon më tutje për trajtim sipas procedurave përkatëse.























