11:24 / 04.05.2026
KRU “Prishtina” intervenon në disa zona të qytetit
Shqipe Gashi|RTKlive
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar në disa zona të qytetit për të kryer intervenime në rrjet.
Sipas njoftimit, punimet po zhvillohen në rrugët: Ndue Përleshi, Lot Vaku, Nënë Tereza, Hajdar Dushi, Avni Dyti, Mon Balaj, Presheva dhe Mic Sokoli.
Nga KRU “Prishtina” u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim, pasi gjatë realizimit të punimeve mund të ketë pengesa të përkohshme në furnizim dhe qarkullim.























