23:46 / 04.05.2026
Arrestohet një person i dyshuar për ngacmim seksual
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, më 27.04.2026, pas pranimit të informacioneve nga një emision hulumtues televiziv dhe në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetime lidhur me këtë rast.
Si rezultat i veprimeve hetimore, sot rreth orës 15:30, është arrestuar i dyshuari.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare, ai është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit.























