Aksident në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, lëndohet një person
BKT
Kronika

Aksident në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë, lëndohet një person

Emine Hoti/RTKlive

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë në kryeqytet, Enis Pllana. Ai tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën 'Muharrem Fejza' në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, deklaroi Pllana.

Pllana bëri të ditur se njësiti i trafikut të kryeqytetit po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika