Një e mitur raportohet e zhdukur në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Një e mitur raportohet e zhdukur në Fushë Kosovë

M.Sh/RTKLive

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Fushë Kosovë, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.

Sipas policisë, rasti është iniciuar nga prindi i vajzës, i cili ka raportuar se vajza e mitur është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

“Rr. Bedri  Pejani, Fushë Kosovë. Me 13.05.2026 një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, njofton policia.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe mbetet në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika